Kompania Xhaferraj Alumin Shpk me një eksperiencë prej 17 vitesh në fushën e aluminit ushtron veprimtarinë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, duke ofruar një gamë të gjerë sistemesh dhe produktesh, si dhe duke qenë distributori kryesor i tyre.

Aktiviteti i kompanisë tonë konsiston në tregtimin e materialeve të aluminit dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme në këtë sektor.

Eksperienca shumëvjecare në fushën e aluminit na ka rritur profesionalisht duke bërë që t’i kuptojmë më mirë kërkesat dhe pritshmëritë e klientëve. Përpjekjet tona janë fokusuar gjithmonë në kërkimin e stilit dhe të inovacionit të materialeve dhe modeleve të reja për të plotësuar sa më mirë trendet bashkëkohore të jetesës. Në kuadër të këtij kërkimi Xhaferraj Alumin u ofron klientëve produkte cilësore dhe inovative të certifikuara në bazë të standardeve europiane si: tenda dielli me elektromotorr, sisteme të shumëllojshme xhami, kangjella alumini katrore dhe rrethore, kompozit panel si edhe aksesorë të ndryshëm.

Vite me rradhë duke ju perkushtuar punës dhe kërkesës së tregut, kompania jone ka arritur të jetë distributori i vetem i AKPA ALUMINIUM në Shqipëri duke sjellë produktet e aluminit më të kërkuar në treg ato të kompozitit panel Durabond dhe Primebond.

Sistemet e xhamit janë një inovacion, si të tillë kompania jonë ofron disa sisteme bashkëkohore si: Sisteme xhami me elektromotorr (giotine), Sistem tavan xhami me elektromotorr, Sisteme xhami me rrëshkitje, Sisteme xhami me palosje.

Zgjerimi i kompanisë tonë i ka dhënë rëndësi të veçantë tendave të diellit, PERGOLA dhe BIOKLIMATIKE duke ofruar cilësi dhe korrektësi për klientët tanë. Tendat e aluminit me elektromotorr ofrohen nën emrin e partnerëve tanë strategjik ndërsa Tenda Bioklimatike është produkt i dizenjuar në Hollandë nga “RELAXUN”, i përshtatur në çdo detaj për tregun europian për të cilën Xhaferraj Alumin ka ekskluzivitetin e ofrimit për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Cilësia e lartë dhe cmimet konkurruese të produkteve tona kanë bërë të mundur finalizimin e shumë projekteve brenda vendit por edhe në vendet tona fqinje duke realiziuar tenda të përmasave dhe formave të ndryshme, pergola dhe bioklimatike. Ne përpiqemi t’ju shërbejmë klientëve tanë me zgjidhje të thjeshta, të favorshme dhe financiarisht të përshtatshme, të ndërtuara për t’ju përgjigjur nevojave, preferencave dhe pritshmërive të tyre si dhe për të krijuar lidhje afatgjata me ta.

PARTNERËT TANË